Flutura Açka duke qarë për largimin e Grida Dumës

Gati të lërë mandatin e deputetes? Flutura Açka: Nuk e gjej veten në PD, s'jam në ujëra të sigurta

17 Nëntor 2022, 12:39| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 12:47

  • Share

Pasi derdhi lot për largimin e Grida Dumës, deputetja Flutura Açka duket se po e mendon lënien e mandatit të deputetes. Lotët i cilësoi goditje të momentit ndërsa shprehet se nuk e gjen veten në PD pasi nuk është ujëra të sigurta.

“Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit. Është vendim personal i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në politik dhe nga ai front.

“Kam përshtypjen se mjedisi në PD nuk është akoma aq i shtruar sa të jetë dashamirës. Kjo është një nga arsyet mendoj unë. As unë vetë nuk e gjej veten, nuk jam në ujëra aq të sigurta. Projeksioni im ishte ndryshe”, tha Açka në ‘Goca dhe Gra’.

E pyetur se për çfarë do e linte politikën, Açka tha se do ta bënte “vetëm për librin”. Kur po ndiqte konferencën e fundit të Dumës si deputete, Açka u shfaq e përlotur. Por mbetet për t’u parë nëse do të marrë të njëjtin vendim si ish kolegia e saj në një kohë kur deputetët e opozitës kanë përplasje të vazhdueshme me njëri-tjetrin pasi nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët.

E ndodhur përballë përçarjes së Partisë Demokratike, ‘non gratës’ nga SHBA të Sali Berishës dhe demokratëve të ndarë mes Berishës dhe Lulzim Bashës, Grida Duma tha se ka bërë gjithçka për bashkimin dhe ruajtjen e balancave të PD-së. Por largimi i saj nga politika e çoi në një tjetër fushë, atë të medias pasi tashmë është moderatore e një emisioni politik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?