Foto nga Arkipelagut Svalbard

Bota

Gati të mbarojë luftën me Ukrainën, Rusia i hedh sytë nga Norvegjia: Po militarizon ishujt në Arkipelagun e Svalbard-it

14 Mars, 17:52| Përditesimi: 14 Mars, 17:58

  • Share

Rusia ka ngritur akuza ndaj Norvegjinë për militarizimin e Arkipelagut Svalbard, duke thënë se aktivitetet e fundit në këtë territor po minojnë stabilitetin dhe sigurinë e rajonit.

Ministria e Jashtme ruse njoftoi se ka thirrur ambasadorin norvegjez në Moskë për të diskutuar këtë çështje të rëndësishme.

“Moska i ka kërkuar palës norvegjeze të heqë dorë nga çdo aktivitet që minon bazat ligjore ndërkombëtare të regjimit të Arkipelagut Svalbard,” thuhet në deklaratën e ministrisë.

Rusia ka paralajmëruar se vazhdimi i këtyre aktiviteteve mund të shkaktojë rritjen e tensioneve dhe mund të rrisë potencialin e konfliktit në territorin e Spitsbergenit, pjesë e Arkipelagut Svalbard.

Kjo akuzë vjen në një kohë të ndjeshme për marrëdhëniet ndërkombëtare, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në këtë zonë strategjike të Veriut./Reuters

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?