Gatim tigani me qepë të njoma dhe vezë nga zonja Albana

19 Qershor, 12:05| Përditesimi: 19 Qershor, 12:07

  • Share

Gatim tigani me qepë të njoma dhe vezë

Përbërësit:

  • 500 gr qepë të njoma
  • 3 kokrra vezë
  • 4 lgj miell
  • 3 lgj vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Lajmë qepët dhe i presim imët. I vendosim në një tas duke u shtuar kripë dhe i lemë për 15 minuta. Në vazhdimësi i kullojmë që të largohen lëngjet. Shtojmë miellin, vezët dhe piperin dhe i përziejmë mirë. Në tigan vendosim vaj të nxehet dhe shtojmë masën duke e mbuluar me kapak, e lëmë të mpikset dhe e kemi gati për t'a servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?