Receta

Gatime nga zonja Albana, Axhem pilaf sipas traditës turke

25 Tetor 2021, 10:26| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 10:28

  • Share

AXHEM PILAF 

Përbërësit:

350 gr oriz

1 limon (lëngu)

1 qepë e prerë hollë

1 filxhan kafe fidhe

2 lgj vaj ulliri

2 lgj gjalpë

1 liter buljon perimesh/mishi/ujë

Djathë i fortë i grirë

Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë orizin mirë derisa uji të dalë i pastër dhe më pas i shtojmë lëngun e 1 limoni. Vendosim në sobë tenxheren me vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo gjalpi të shkrijë hedhim fidhet dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të njëtrajtshme të kuqerremtë. Shtojmë orizin dhe e përziejmë mirë derisa të zbardhet. Më pas vendosim qepën e grirë imët dhe e kaurdisim për 2-3 minuta. Shtojmë buljonin,  ulim nxehtësinë dhe e lemë orizin të ziejë me kapak gjysmë të hapur për 20 minuta. Shtojmë kripë dhe piper dhe sapo të krijohen gropëzat e vogla sipër orizit fikim sobën dhe i vemë sipër një pecetë të pastër, pasi kemi vendosur pak gjalpë. E shërbejmë me djathë të fortë kaçkavall. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?