Bakllava me Hallvasi
Peta për bakllava
200 gr gjalp
4 lugë sheqer
250 gr arra
250 gr hallvasi
shërbeti:
5 gota sheqer
2 gota ujë
lëngu i 1 limoni
Përgatitja:
Shtojmë petën dhe spërkasim me gjalp, shtojmë arrat dhe sipër arrave, hallvasi ose në të kundërt shtojmë sërish petë duke e spërkatur me gjalp.
Sheqerin e kemi të bashkuar me arrat e shtypura, që vendosim sipër ose poshtë hallvasi. Shtresën e arrave mund të vendosim me 1 ose 2, në varësi të petave që kemi.
Pjekja për 4 ose 4 1/2 derisa bakllavaja të kullojë ( temperaturë 150 gradë Celsius dhe më pas e ulim në 100 gradë cesius.
Shërbeti hidhet I ftohtë kur bakllavaja është e ngrohtë.