Receta

Gatime nga zonja Albana, Bamje në furrë me salcë domatesh dhe majdanoz

11 Tetor 2021, 10:07| Përditesimi: 11 Tetor 2021, 10:09

  • Share

BAMJE NË FURRË 

PËRBËRËSIT:

Për bamjet:

500 gr bamje 

1/2 lgj uthull ose verë

1/2 lgj kripë

1/2 filxhan vaj ulliri

1 qepë të thatë

1 lugë supe salcë domate (pure)

Për salcën:

3 domate të pjekura

1 lgj vaj ulliri

2 thelpinj hudhër

1/2 lugë kafeje sheqer

1/2 tufë majdanoz

Kripë, piper 

Përgatitja:

Fillimisht lajmë bamjet, i vendosim në kulle së për të larguar ujin. Më pas pastrojmë kokat, i spërkasim me kripë dhe i shpërndajmë në tavë duke i spërkatur me uthull. Në furrën që kemi ngrohur, e fikim dhe vendosim tavën.

Më pas vendosim një tigan në zjarr të fortë. Bamjet ashtu siç i kemi (nuk i shpëlajmë nga uthulla) pa vaj i vendosim të thahen mirë për rreth 3 minuta. Shtojmë më pas tek bamjet 1/4 e filxhanit me vaj ulliri dhe i kaurdisim për 2-3 minuta në zjarr të mesëm. Shtojmë qepën dhe vazhdojmë kaurdisjen për 3-4 minuta derisa qepa të bëhet transparente. 

Vendosim në tavë pelten e domates dhe më pas bamjet. Hedhim 1/2 filxhan ujë dhe i vendosim në furrë në 180 gradë për 50 minuta. 

Për salcën e domates: 

Presim domatet në kubikë të mëdhenj. I vendosim në një tenxhere pa vaj, i spërkasim me kripë dhe i lemë për 15 minuta në zjarr të avashtë që të përthithen lëngjet dhe të bëhen pelte. Salca duhet të mos jetë e hollë. Në fund shtojmë hudhrat, vajin e ullirit, sheqerin dhe piperin.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?