Gatime nga zonja Albana, Biskota me arra me sherbet me mjaltë dhe portokall

21 Dhjetor 2021, 11:23| Përditesimi: 21 Dhjetor 2021, 11:27

  • Share

Biskota me arra me sherbet me mjaltë dhe portokall (melomakarona)

Përbërësit:

1 filxhan çaji vaj ulliri

1 filxhan çaji vaj misri

1 filxhan çaji sheqer

7 filxhan çaji miell

2 lugë kafeje pluhur pjekës

1 lugë kafeje sodë

1 teke konjak

½ filxhan çaji lëng portokalli

250 gr arra të thërmuara

Lëkura e grirë e 1 portokalli

Kanellë pluhur

Karafil pluhur

Për sherbetin:

2 filxhan çaji sheqer

2 filxhan çaji mjaltë

2 filxhan çaji ujë

1/2 lëng limoni

1/2 lëng portokalli

Lëkurë portokalli

Përgatitja:

Në një enë të thellë hedhim vajin e ullirit, vajin e misrit, konjakun, lëngun e portokallit, sheqerin, miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe sodën e bukës, cipën e grirë të një portokalli, kanellën, karafilin dhe 150 gr arra të grira imët. Me një lugë druri i trazojmë mire të gjithë përbërësit derisa të përftojmë një brumë të ngjashëm me brumin e biskotave. U japim formë biskotave/gurabije duke i punuar me duar për disa sekonda. Më pas i vendosim biskotat në një tavë të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsiur për 35-40 minuta.  

Pjesën e mbetur të arrave e ndajmë në dy pjesë. Njërën pjesë e vëndosim në një enë dhe mbi to vendosim biskotat e pjekura dhe i lemë të ftohen.

Ndërkohë përgatisim sherbetin. Hedhim sheqerin, mjaltin, lëngun e portokallit, lëngun e limonit, ujë dhe pak lëkurë portokalli të grirë. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e trazojmë derisa sheqeri dhe mjalti të treten. Sapo sherbeti të fillojë të marrë valë e largojmë nga zjarri dhe menjëherë fillojmë e zhysim biskotat (pasi janë ftohur) 1 minutë nga secila anë dhe me një lugë i vendosim përsëri mbi pjatancën me arra të grira. Në fund hedhim sherbetin e mbetur mbi biskotat dhe shpërndajmë mbi to arrat e ndara veç.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?