Receta

Gatime nga zonja Albana, Byrek me fasule me petë të gatshme

22 Tetor 2021, 10:11| Përditesimi: 22 Tetor 2021, 10:19

  • Share

BYREK ME FASULE

Përbërësit:

1 pako petë të gatshme

500 gr fasule

Kripë, rigon

Piper i zi

Piper i kuq

Vaj ulliri

Pak qumësht për zbutjen e petëve

Përgatitja:

Fillimisht vendosim fasulet të ziejnë (jo plotësisht). Pasi të jenë zier hedhim vaj ulliri, kripë, piper të zi, piper të kuq dhe rigon. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak spec djegës dhe nenexhik.

Vendosim gjysmat e petëve në tavë duke i spërkatur mirë me pak vaj dhe qumësht. Hedhim mbushjen me fasule dhe më pas vendosim pjesën tjetër të petëve duke i spërkatur me yndyrë.

Rregullojmë anët e petëve dhe e vendosim byrekun në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?