Receta

Gatime nga zonja Albana, Byrek sfoljate me perime

13 Tetor 2021, 10:05| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 10:07

  • Share

BYREK SFOLJATE ME PERIME

Përbërësit:

1 petë sfoljatë

1 patëllxhan

1 kungull

1 spec

1 qepë

1 domate

200 gr djathë i bardhë

100 ml vaj ulliri

1 lgj ujë

½ tufëz majdanoz

Kripë

Piper

Rigon

Përgatitja:

Pasi i kemi larë dhe tharë presim në feta patëllxhanin, kungullin, specin dhe qepën. I vendosim perimet të kaurdisen në një tigan me vaj ulliri. I spërkasim me kripë, piper, rigon dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas shtojmë fare pak ujë (rreth 1 lugë gjelle).

Hapim petën sfoljatë në një tavë. Vendosim masën e përgatitur në mes të petës, sipër vendosim 1 domate të prerë në feta të rrumbullakëta. Sipër domateve vendosim djathë të bardhë duke e spërkatur me rigon dhe majdanoz të grirë imët. E mbledhim petën sfoljatë nga të dyja anët sikur po e thurim gërshet. E lyejmë me pak vezë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?