ÇORBË ME MËLÇI, MIELL MISRI DHE KOS
Përbërësit:
300 gr mëlçi
3 lgj miell misri
2 lgj gjalpë
3-4 thelpinj hudhër
4-5 lgj kos
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim me pak gjalpë mëlçitë të prera në kubikë të vegjël. I spërkasim me kripë dhe piper të kuq dhe më pas shtojmë ujë aq sa të mbulohen mëlçitë (1.5 cm mbi sipërfaqe) dhe i lemë të ziejnë.
Në një tigan kaurdisim miellin e misrit me gjalpë derisa të marrë ngjyrë kafe. Më pas shtojmë pak nga lëngu i mëlçive, e trazojmë mirë salcën e krijuar dhe e hedhim tek mëlçitë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe hudhra të shtypura.
Çorba duhet të jetë e trashë, por e derdhur. E shërbejmë të ngrohtë me nga një lugë kos në çdo pjatë.