Domate e mbushur me kërpudha
Përbërësit:
4 domate
50 gr qepë
200 gr kërpudha
100 gr proshutë
1 thelpi hudhër
2 lgj vaj ulliri
2 lgj majdanoz
30 gr djathë pa yndyrë
Gjethe borziloku
Kripë, piper
Përgatitja:
Presim kapakun e domateve dhe heqim pjesën e brendshme. I vendosim domatet në një tavë të lyer me pak gjalpë.
Në një tigan me vaj ulliri vendosim qepën e grirë imët, kërpudhat dhe proshutën e pulës. I kaurdisim për 10 minuta dhe më pas shtojmë 1 thelpi hudhër, kripë, piper, majdanoz dhe borzilok. Me këtë masë mbushim domatet, sipër mbushjes vendosim pak djathë të grirë. I mbulojmë domatet me kapakun e tyre duke i spërkatur me pak galetë të përzier me bimë aromatike. I vendosim domatet e mbushura në furrë të parangrohur në temperaturën 180-200 gradë celsius për 35 minuta.
Fileto peshku me perime
Përbërësit:
1 peshk koc
1/2 karrotë
1/2 kungull
1/2 spec
1/2 limon (lëng)
1 lugë kafeje mustardë
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht filetojmë peshkun. Perimet i presim për së gjati. Trazojmë mustardën me lëng limoni, kripë, piper dhe marinojmë fileton e peshkut. Vendosim perimet dhe e mbledhim si role. E vendosim në furrë të nxehtë në 180 gradë celsius për rreth 20 minuta.