Receta

Gatime nga zonja Albana, Domate të mbushura

25 Tetor 2021, 10:28| Përditesimi: 25 Tetor 2021, 10:29

  • Share

DOMATE TË MBUSHURA 

Përbërësit:

6 domate

100 gr djathë të bardhë ose gjizë

100 gr ajkë kosi

Spec djegës i bluar

Bishta qepësh të njoma

Majdanoz

Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Domateve u pritet kapaku, pastrohen brenda, i kriposim dhe i përmbysim. Përgatisim mbushjen me djathë të bardhë, ajkë kosi, majdanoz, pjesën jeshile të qepëve të njoma, spec djegës të bluar në mikser, kripë dhe piper të zi. Mbushim domatet dhe i kemi gati për t'i servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?