Receta

Gatime nga zonja Albana, Fërgesë me domate të thata, gatim i shijshëm për 5 minuta

30 Nëntor 2021, 10:30| Përditesimi: 30 Nëntor 2021, 10:31

  • Share

Fërgesë me domate të thata, gatim i shijshëm për 5 minuta

Përbërësit:

1 filxhan çaji domate të thata

2 qepë mesatare

2-3 lgj vaj ulliri

2 vezë

½ lgj miell

Majdanoz

Kripë, piper

Hudhër - sipas dëshirës

Përgatitja:

Domatet e thata i lajmë dhe i lemë të regjen në ujë të vakët. Kaurdisim qepën e grirë imët, më pas shtojmë domatet të prera në copëza dhe vazhdojmë kaurdisjen. Pas 2-3 minutave shtojmë pak ujë dhe e lemë masën të ziejë. Rrahim vezët duke shtuar pak miell, kripë, piper dhe majdanoz. E shtojmë tek domatet dhe i lemë të gjithë përbërësit në zjarr për 2-3 minuta. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak hudhër të grirë imët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?