Fokaçe
Përbërësit:
600 gr miell
450 gr ujë
1 lgj sheqer
1 lgj kripë
30 ml vaj
1 lgj maja
Domate qershi
Djathë kaçkavall
Rozmarinë
Përgatitja:
Vendosim miellin në një tas. Hapim një gropë në mes ku shtojmë ujin, sheqerin, kripën, majanë dhe vajin. I përziejmë të gjitha bashkë derisa krijohet një masë e butë. E lemë brumin të pushojë për 1 orë.
Më pas marrim tepsinë, e lyjemë me pak vaj ulliri dhe vendosim masën e brumit. E lemë sërish të pushojë për 30 minuta mbuluar me membranë.
Tek brumi i ardhur shtojmë pak vaj ulliri dhe e punojmë mire me duar. E hapim dhe vendosim sipër djathë kaçkavall të grirë, domate të vogla dhe rozmarinë. E vendosim në furrë të parangrohur të piqet për 20-25 minuta në 200 gradë Celsius.