Gurabije me gjalpë dhe bajame
Përbërësit:
400 gr gjalpë
150 gr sheqer pluhur
2 të verdha vezësh
1 pako vanilje
1-2 lgj uzo
800 gr miell
1 lugë kafeje pluhur pjekës
Pak kripë
Bajame të pjekura
Përgatitja:
Me ndihmën e një rrahësi elektrik rrahim gjalpin derisa të formohet një masë kremi. Shtojmë më pas sheqerin pluhur dhe vazhdojmë e rrahim derisa sheqeri të tretet komplet. Shtojmë të verdhat e vezëve një e nga një, sheqer vaniljen dhe në fund uzon.
Tek mielli hedhim kripën dhe pluhurin pjekës. Shtojmë miellin (gradualisht duke e situr) tek kremi i gjalpit. Përzierjen e bëjmë me lugë druri nga poshtë lartë. Brumi duhet të dalë një brumë i butë ndaj e shikojmë me sy nëse nevojitet apo jo miell. Në fund, shtojmë bajamet e pjekura dhe të thërrmuara. U japim gurabijeve formën e dëshiruar dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur.
Pasi të jenë gati, i lemë të ftohen pak dhe më pas i pudrosim me pak sheqer pluhur.