KADAIF ME KREM
Përbërërsit:
500 gr kadaif
150 gr gjalpë
1 litër qumësht
2 vezë
150 gr sheqer
150 gr miell
150 gr niseshte
Vanilje lëng
250 gr pana për ëmbëlsira
Përgatitja:
Fillimisht kemi vendosur gjalpin të tretet dhe më pas e përziejmë me kadaifin. E vendosim kadaifin të piqet në furrë (gjithmonë furra duhet të jetë e parangrohur) në temperaturën 160 gradë për 35-40 minuta, sa të marrë sipërfaqja një ngjyrë të kuqerremtë.
Vezët, sheqerin, vaniljen, niseshten, miellin i përziejmë në një enë ku kemi vendosur qumështin. E përziejmë mirë me tel kuzhine derisa të trashet. E heqim nga zjarri dhe e lemë të ftohet plotësisht.
Rrahim më pas panën dhe e bashkojmë me kremin e përgatitur. E trazojmë mirë që të bëhet një masë e njëtrajtshme. Kremin mund t’a shtojmë sipër kadaifit ose kadaifin mund t’a hapim si fole. E zbukurojmë me fruta pylli ose me fruta të tjera të karamelizuara.