Gatime nga zonja Albana, Kompekaj

22 Dhjetor 2021, 10:44| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 10:45

  • Share

KOMPEKAJ

Përbërësit:

4 petë të holla ose 2 petë sfoljatë

8 kokrra vezë

8 lgj sheqer

2 lgj gjalpë të tretur

8 lgj miell

2 lgj kakao

1 filxhan arra të thërrmuara

Për shërbetin:

2 e 1/2 gotë sheqer

2 gota ujë

Përgatitja:

Fillimisht rrahim vezët me sheqerin derisa vezët të zbardhen dhe të rritet volumi. Më pas shtojmë gjalpin e shkrirë.

Përziejmë miellin me kakaon dhe me arrat, e shtojmë në mënyrë graduale tek ena ku kemi rrahur vezët duke e përzier me kujdes nga poshtë - lartë me qëllim që të mos ulet vëllimi. E hedhim masën në një tavë ku kemi vendosur petë të spërkatur me gjalpë, e nivelojmë mirë, vendosim petën tjetër, e spërkasim me gjalpë dhe e vendosim të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta. Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e sherbetosim. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?