LAKER E MBUSHUR ME QOFTE
Përbërësit:
1 lakër
450 gr mish i grirë
1 qepë
80 gr oriz
1-2 thelpinj hudhër
1 lgj kripë dhe piper
1 degë selino
Spec i kuq pluhur
Vaj ulliri
5 lgj salcë domate
Hudhër të shtypur
Kripë, piper
Përgatitja:
Marrim një lakër të ngjeshur dhe presim majën si kapak (më shumë se gjysma). E boshatisim brenda duke i bërë prerje rrethore me thikë dhe më pas diagonale.
Bashkojmë në një tas të madh mishin e grirë, qepën dhe selinonë e grirë imët, vajin e ullirit, orizin, hudhrën, kripën, piperin e zi dhe specin e kuq pluhur. E punojmë mirë brumin dhe realizojmë qofte rrumbullake në madhësi mesatare. I vendosim qoftet në brendësi të lakrës.
Ndërkohë përgatisim një salcë duke vendosur në zjarr 5 lugë salcë domate me hudhër të shtypur, kripë, piper dhe erëza aromatizuese sipas dëshirës. E shtojmë salcën tek lakra sipër qofteve dhe vendosim kapakun e lakrës.
E vendosim lakrën e mbushur në një tavë qelqi, e mbulojmë me letër pjekje të lagur dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 90 minuta.