Receta

Gatime nga zonja Albana, Llokume si të shtëpisë

20 Janar 2022, 11:14
  • Share

Llokume si të shtëpisë

Përbërësit

  300 ml lëng portokalli

150 ml ujë

100 gr sheqer

3 lgj niseshte

pluhur kokosi

Përgatitja:

Vendosim lëngun e portokallit në një tenxhere së bashku me ujin, sheqerin dhe niseshten.  I përziejmë me tel kuzhine në zjarr për 5 minuta derisa të bëhet pelte si paluze. Marrim një tavë të lagur me ujë ose 3 gota të mbushura me ujë. Derdhim ujin dhe më pas shtojmë tek gotat masën e përgatitur. E mbulojmë me membranë dhe i lëmë të ftohen në frigorifer për rreth 3 orë. Më pas largojmë masën nga gota ose tava dhe e pudrosim mirë me arrë kokosi. I presim llokumet në feta, i spërkasim përsëri me arrë kokosi dhe i kemi gati për t'i servirur.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?