Gatime nga zonja Albana, Mesnik me mish

28 Dhjetor 2021, 11:39| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 11:40

  • Share

Mesnik me mish

Përbërësit:

4-5 racione mish viçi

50 ml vaj ulliri

2 qepë mesatare

2 lgj gjalpë

3 gota miell

2 kokrra vezë

Kripë

Piper

Nenexhik

Përgatitja:

Fillimisht presim mishin në copëza të vogla dhe e vendosim të kaurdiset së bashku me qepët e grira hollë. Ndihmojmë kaurdisjen me pak kripë, piper të zi dhe nenexhik. Pasi qepa të jetë bërë transparente dhe mishi të ketë filluar të ndryshojë ngjyrë shtojmë ujë (aq sa përbërësit të mbulohen mirë) dhe e lemë mishin të ziejë derisa të zbutet plotësisht.

Ndërkohë përgatisim brumin njësoj siç veprojmë për byrekun dhe e lemë për disa minuta të pushojë. Më pas hapim petët, 3 petë hiqen mënjanë, ndërsa të tjerat i pjekim mbi pllakën e sobës.

Në një tavë të lyer me vaj ulliri, shtrojmë petët e papjekura duke i spërkatur me gjalpë. Mbi to vendosim petët e pjekura të thërrmuara dhe më pas vendosim copëzat e mishit. I lagim mirë petët me lëngun e mishit dhe në fund i spërkasim me pak gjalpë.

Vendosim mesnikun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturë 200 gradë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?