Mish me bizele
Përbërësit:
1 kg bizele
300 gr mish pule
100 ml vaj
3 qepë të njoma
1 karrotë
1 presh
1 tufë kopër
kripë, piper
Përgatitja:
Në një tigan hedhim pak vaj ulliri, në të shtojmë karrotat e coptuara, më pas preshin dhe I kaurdisim sëbashku për disa minuta. Më pas në një tenxhere kemi zier mishin e pulës, pak nga lëngu i mishit e hedhim në tigan dhe e lëmë masën të ziejë, pasi ka shtreruar lëngu, shtojmë bizelet I kaurdisim dhe e lëmë lëngun të trashet. Më pas është gati për servirje.