Gatime nga zonja Albana, Mish viçi me qepujka të karamelizuara

7 Janar 2022, 11:01| Përditesimi: 7 Janar 2022, 11:03

  • Share

Mish viçi me qepujka të karamelizuara

Përbërësit:

500 gr mish viçi

6 thelpinj hudhër

1 fç salcë domate

½ lç xhinxhër

2 fç qepujka

1 lgj soja

1 lç sheqer

1 lç kripë

1 lç koncentrat

1 shkop kanelle

1 spec i kuq

1 spec jeshil

2 bishta qepësh të njoma

1 vezë / për person

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim mishin e prerë në kubikë mesatare. Shtojmë thelpinjtë e hudhrës, xhinxhër të grirë dhe salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo mishi të fillojë të zbutet shtojmë qepujkat, salcën soja, kanellën, sheqerin dhe kripën. Pesë minuta përpara se ta heqim shtojmë specat e prerë për së gjati sikurse dhe qepët e njoma.

Sipas dëshirës këtë gatim mund t’a konsumojmë dhe me nga një vezë të zier ose vezë të skuqur me pak gjalpë spërkatur me piper të kuq.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?