PETULLA ME GJIZË
Përbërësit:
400-450 gr miell
10 gr fryrës / maja
2 kokrra vezë
200 ml qumësht
2 lugë gjelle gjizë
1 lugë kafeje kripë
50 gr djathë kaçkavall
Përgatitja:
Në qumështin e temperaturës së ambjentit shtojmë vezët, gjizën, kripën dhe fryrësin. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe shtojmë miellin gradualisht duke e përzier. Në fund shtojmë djathin kaçkavall të grirë në rende. E punojmë mirë brumin derisa të mos ngjitet në duar. E ndajmë në pjesë, secilën pjesë e hapim si një petë duke e ndarë në forma. I skuqim petullat e përgatitura në tigan me vaj jo të bollshëm.