Pilaf me zemra vici ne salce
Përbërësit:
1 filxhan oriz
2 filxhanë ujë
1 gjethe dafine
lëkura e 1 limoni
1 lgj gjalpë
500 gr zemër viçi
2 qepë të mëdha
2 karrota
5 lgj vaj ulliri
1 gotë verë e kuqe
1 lgj miell
4 gota ujë ose buljon
1 lgj salcë domate
2 gjethe dafine
kripë, piper i zi
spec djegës
Përgatitja:
Në një tenxhere me pak vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepët e grira hollë, më pas shtojmë karrotat. Pasi qepa të jetë zbutur dhe zverdhur mirë shtojmë zemrat e vicit dhe një lugë miell. I skuqim për 10 minuta dhe më pas i shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën koncentrat dhe 3-4 gota ujë. Vendosim gjethen e dafinës dhe e lemë të ziejë për 1 orë e 30 minuta.
Shpëlajmë orizin dhe e vendosim të kaurdiset me pak gjalpë. Më pas shtojmë ujin ose buljonin e nxehtë, 1 gjethe dafine dhe lëkurë limoni. E lemë në zjarr të avashtë derisa të krijohen gropëzat e vogla në sipërfaqe. Mund ta vendosim dhe në furrë për 30 minuta në 200 gradë.
Servirim fillimisht orizin dhe sipër tij vendosim zemrat e viçit me pak salcë.