Gatime nga zonja Albana, Pite fshati me presh dhe gjizë

21 Janar 2022, 10:16| Përditesimi: 21 Janar 2022, 10:17

  • Share

Pite fshati me presh dhe gjizë

Përbërësit:

2-3 presh

3 gota miell misri

500 gr gjizë

 3 vezë

1 gotë miell

 500 ml gotë ujë mineral

200 ml vaj

50 gr fara kungulli

50 gr fara luledielli

pluhur pjekës, kripë, piper

Përgatitja:

Në një tigan me vaj të nxehtë skuqim preshin e grirë imët. Ndërkohë rrahim vezët me pak kripë, shtojmë me pas vajin, miellin e misrit , miellin e bardhë të grurit, pluhurin pjekës dhe ujin e gazuar. E punojmë mirë brumin e pites dhe më pas shtojmë preshin e kaurdisur, gjizën dhe farat e lulediellit dhe të kungullit.

Lyejmë një tepsi me vaj dhe vendosim brumin e pites duke e hapur mirë në tavë. E vendosim të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 200-220 gradë për rreth 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?