Receta

Gatime nga zonja Albana, Pllaqi në furrë në mënyrën më të thjeshtë për fillestarët

3 Nëntor 2021, 10:50| Përditesimi: 3 Nëntor 2021, 10:51

  • Share

PLLAQI NE FURRE

Përbërësit:

300 gr fasule pllaqi

1 qepë

5 qepujka

1 karrotë

4 thelpinj hudhër

1 degë selino

1 koncentrat perimesh

Vaj ulliri

Kripë

Piper

Kanellë

Përgatitja:

Fillimisht fasulet duhen lenë gjithë natën në ujë. Më pas fasulet i shpëlajmë dhe i vendosim në tenxhere me ujë të bollshëm të ziejnë.

Kaurdisim me vaj ulliri qepën të prerë hollë së bashku me karrotën të prerë në rondele. Më pas shtojmë hudhrat, qepujkat dhe një koncentrat perimesh dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta. Shtojmë masën e fasuleve, kripë, piper, kanellë dhe pak selino. Ulim temperaturën e sobës dhe e lemë gjellën të gatuhet sa më ngadalë ose e vendosim në furrë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?