Gatime nga zonja Albana, Puding me çokollatë të pjekur

16 Shkurt 2022, 11:46| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 11:47

  • Share

Puding me çokollatë të pjekur 

Përbërësit:

 1 lgj fara liri

 1 gotë miell

 2 gota sheqer kaf

 1 pako pluhur pjekje

 2 lgj kakao

 3 lgj çokollatë e grirë

 2 lgj vaj ulliri

 1 lgj ekstrakt vanilje

  1 majë luge kripë

 175 ml qumësht

Për spërkatje:

2 lgj sheqer kaf

2 lgj kakao

 1 gotë kafe e nxehtë

Përgatitja:

Në një tas të vogël me ujë vendosim farat e lirit ose kias. 

Në një enë të thellë vendosim miellin, sheqerin, kakaon, çokollatën e grirë, pluhurin pjekës dhe pak kripë. Tek qumështi shtojmë ekstraktin e vaniljes, vajin dhe farat e zbutura. E shtojmë masën e qumështit tek mielli duke e trazuar mirë. Pasi masa është bërë homogjene e hedhim në një tavë qelqi. E spërkasim ëmbëlsirën me pluhur kakao dhe sheqer kaf. Në fund hedhim kafenë e zier, e lemë pak minuta dhe më pas e vendosim në furrë të piqet në temperaturën 190 grasë për 25-30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?