QOFTE ME SALCE TE KUQE
Përbërësit:
300-400 gr mish të grirë
2 qepë të thata
3-4 thelpinj hudhër
2 feta bukë
1 kokërr vezë
½ tufë majdanoz
½ tufë koper
2-3 domate
1 lgj salcë domate
2 lgj uthull
1 lgj miell
Vaj ulliri
Spec djegës
Gjethe dafine
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim qoftet. Bashkojmë mishin e grirë me qepën e grirë imët, vezën, fetat e bukës, majdanozin, koperën, specin djegës, kripën, piperin e zi, vajin e ullirit dhe uthullën (1 lugë). E punojmë mirë brumin e qofteve, e lemë të pushojë pak dhe më pas skuqim qoftet në tigan ose në furrë.
Ndërkohë përgatisim salcën e kuqe. Kaurdisim fillimisht qepën dhe pasi të marrë ngjyrë të kuqerremtë shtojmë domatet e grira në rende së bashku me 1 lugë gjelle salcë domate. Rregullojmë shijen me kripë, piper, pak sheqer, pak uthull, hudhra të shtypura dhe 1 gjethe dafine. E lemë salcën të marrë valë dhe nëse shikojmë që është pak e hollë shtojmë pak miell.
Në fund të procesit të gatimit vendosim qoftet e skuqura në salcën e kuqe. Qoftet me salcë mund t’i përgatisim dhe direkt në furrë.