Receta

Gatime nga zonja Albana, Qofte me uzo

19 Tetor 2021, 10:29| Përditesimi: 19 Tetor 2021, 10:30

  • Share

QOFTE ME UZO

Përbërësit:

800 gr mish i grirë (400 gr mish viçi + 400 gr mish derri)

2 qepë të mëdha

1 domate

3 feta bukë

2 lugë uthull

4 lugë uzo

1 lugë nenexhik të freskët dhe të tharë

1 lugë majdanoz të grirë

1 kokërr vezë

2 lugë miell

Kripë, piper

Përgatitja:

Vendosim në një tas mishin e grirë, qepët dhe domaten të grira në rende, vezën, nenexhikun e freskët dhe të tharë, bukën mundësisht bajate të kaluar në mikser, miellin dhe majdanozin e grirë imët. E punojmë brumin, shtojmë në fund uthullën, uzon, kripën dhe piperin e zi dhe e punojmë përsëri. E lemë brumin e qofteve të pushojë për rreth 30 minuta në frigorifer.

Më pas realizojmë qofte sipas formës që dëshirojmë dhe i skuqim në vaj jo shumë të nxehtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?