Receta

Gatime nga zonja Albana, Qofte te rreme me kos

14 Tetor 2021, 10:43| Përditesimi: 14 Tetor 2021, 10:45

  • Share

QOFTE TË RREME ME KOS

Përbërësit

2 gota miell

2 vezë

1 lugë kafeje sodë buke

3 filxhan kafeje vaj

Kripë

Për salcën shoqëruese:

3 gota kos

4-5 thelpinj hudhër

3 lgj vaj ulliri

Kripë

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, shtojmë ujë të vakët, kripë dhe miellin e përzier me pak sodë buke. Përgatisim një brumë si i petullave. Më pas brumin e skuqim në vaj të nxehtë lugë-lugë.

Trazojmë mirë kosin me hudhra të shtypura, kripë dhe vaj ulliri. Vendosim qoftet e rreme në një pjatancë dhe i shërbejmë duke i mbuluar me kremin e kosit.

 

 

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?