Qofte tradicionale me lakër dhe salcë majonezi
Përbërësit:
500 gr lakër e bardhë
2 qepë të thata
2 thelpinj hudhër
20 ml vaj
2 vezë
3 lgj miell
1 lç piper i kuq
1 lç piper i zi
1 lç kripë
Vaj për skuqje
Për salcën:
150 gr kos
2 lgj majonezë
80 gr misër të zier
1 tufëz koper
Përgatitja
Lakrën e presim hollë dhe e vendosim të ziejë për pak minuta.
Kaurdisim qepën me hudhrat dhe më pas e bashkojmë me lakrën, të cilën e kemi shtrydhur me duar. Shtojmë vezët, miellin, kripën, piperin e zi dhe piperin e kuq. E trazojmë mirë brumin dhe përgatisim qofte të madhësisë që dëshirojmë.
Hedhim vaj vegjetal në një tigan dhe sapo të nxehet vaji, vendosim qoftet e lakrës të skuqen nga të dy anët. Më pas i vendosim në një pjatancë, ku kemi shtruar një letër kuzhine për të përthithur vajin e tepërt.
Trazojmë kosin me majonezë, misra të zier, kopër të grirë dhe pak kripë dhe servirim qoftet e lakrës duke i shoqëruar me salcën e përgatitur.
Komente
