Gatime nga zonja Albana, Role me mish të grirë

14 Dhjetor 2021, 11:30| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 11:31

  • Share

Role me mish të grirë

Përbërësit:

1 kg mish i grirë

1 filxhan kafeje vaj

1 filxhan kafeje ujë

2-3 qepë të grira në rende

1 kokërr vezë

2 vezë te ziera

1 tufë majdanoz

1 karrotë

1 spec gogozhare

Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e derrit ose të viçit e grijmë në makinë së bashku me qepët. Shtojmë kripë, piper, një vezë, pak ujë dhe i përziejmë mirë. Mbi një pecetë të lagur shtrojmë mishin e grirë dhe i japim një formë katërkëndëshe me trashësi rreth 2 cm. Në mes të mishit vendosim njëra pas tjetrës dy vezë të ziera shumë, një spec gogozhare, një karrotë të prerë në fije dhe majdanoz të grirë hollë. Duke ngritur pecetën nga të dyja anët bashkojmë anët e mishit në formë roleje, të cilat ngjiten edhe më mirë me duar. Rolenë e vendosim në një tavë (me palosjen nga poshtë), e spërkasim me pak vaj ulliri dhe pak galetë të marinuar. E shpojmë me pirun vende-vende dhe e vendosim në furrë të piqet. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?