Gatime nga zonja Albana, Sallate me fasule

4 Shkurt 2022, 11:31| Përditesimi: 4 Shkurt 2022, 11:32

  • Share

Sallate me fasule

Përbërësit:

2 fç fasule

1 qepë të thatë

½ tufë qepë të njoma

1 tufë majdanoz

1 tufë koper

2 vezë te ziera

5-6 domate qershi

2 speca djegës

2 lgj vaj ulliri

1 lgj lëng limoni

1 lç mustardë

1 lç majonezë

Kripë, piper

Përgatitja:

Lemë gjithë natën fasulet në ujë. Më pas i ndërrojmë ujin dhe i vendosim të ziejnë.

Pasi fasulet kanë zjerë i lemë të ftohen. Ndërkohë në një tas vendosim qepën e thatë të prerë hollë, qepët e njoma të prera në rondele, koperën dhe majdanozin. Shtojmë fasulet dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në një enë tjetër trazojmë majonezën me mustardën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit. E trazojmë mirë derisa të bëhet një salcë homogjene dhe marinojmë sallatën. Në fund vendosim vezët e ziera të prera në 4 pjesë dhe specin djegës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?