Gatime nga zonja Albana, Sallatë me rukola dhe spinaq

10 Janar 2022, 11:49| Përditesimi: 10 Janar 2022, 11:50

  • Share

Sallatë me rukola dhe spinaq

Përbërësit:

1 dorë rukola

1 dorë spinaq

1 panxhar

1 lgj arra

1 lgj uthull balsamike

1 lgj vaj ulliri

1 lç majonezë

½ filxhan kafeje lëng mandarine

2 kokrra mandarina

kripë

salcë kosi (sipas dëshirës)

Përbërësit:

Fillimisht vendosim panxharin të ziejë më pas e presim në kubikë dhe e vendosim në një sallatiere së bashku me rukolën, spinaqin dhe mandarinat.

Në një tas përziejmë lëngun e mandarinave, uthullën balsamike, vajin e ullirit, kripën dhe majonezën. E trazojmë mirë dhe me salcën e përgatitur marinojmë sallatën. Në fund shtojmë arrat e thërrmuara dhe sipas dëshirës pak salcë kosi.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?