Sallatë panxhari
Përbërësit:
1 kg panxhar i kuq
100 ml vaj ulliri
100 ml uthull
5 thelpinj hudhër
1 tufë majdanoz
Kripë
Përgatitja:
Pasi i kemi larë mirë panxharët i vendosim në një enë me ujë të ftohtë me 2 lugë uthull në mënyrë që të ruajmë ngjyrën. Më pas i vendosim në zjarr dhe i lemë të ziejnë për rreth 10 minuta.
Pasi panxhari ka zjerë e kullojmë dhe e grijmë në rende ose e presim në kubikë të vegjël. E vendosim panxharin në një enë qelqi ku hedhim uthullën, hudhrën e shtypur ose të grirë, vajin e ullirit dhe kripën. E lemë të marinohet mirë dhe më pas e kemi gati për t’a servirur sipas dëshirës me pak majdanoz të freskët.