Si të përgatisim vetë majonezën në shtëpi thjeshtë dhe shpejtë
Përbërësit:
2 patate
2 të verdha vezësh
1 lgj mustardë
Lëngu i ½ limon
Vaj ulliri
Kripë, piper i bardhë
Përgatitja:
Pasi kemi zjerë patatet ashtu të nxehta siç janë i kalojmë në rende. Shtojmë kripë, mustardë dhe dy të verdha veze. I trazojmë mirë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme. Pak nga pak shtojmë vajin e ullirit duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Në fund shtojmë lëngun e limonit, 3 lugë ujë të nxehtë e trazojmë dhe e shërbejmë si shoqëruese të një gatimi me mish apo peshk.