Si të ruajmë mandarinat për një kohë të gjatë
Përbërësit:
2 kg mandarina
180 gr sheqer
1 shkop kanelle
Përgatitja:
Qërojmë mandarinat, i vendosim në një kavanoz qelqi dhe i mbushim me ujë deri në grykë të kavanozit. Marrim një tenxhere, vendosim ujë, shtojmë sheqerin dhe shkopin e kanellës.
Ujin që kemi mbuluar mandarinat në kavanoz e derdhim dhe shtojmë ujin e sherbetosur të nxehtë. E mbyllim kavanozin hermetikisht dhe e mbulojmë me një pecetë.
Komento