Gatime nga zonja Albana, Simite me djathë, tradita kosovare

12 Janar 2022, 11:16| Përditesimi: 12 Janar 2022, 11:17

  • Share

Simite me djathë

Përbërësit:

600 gr miell

4 kokrra vezë

150 gr margarinë

1 lugë kafeje sheqer

1 kubik maja e freskët

1 gotë qumësht

200 gr djathë i fortë

Kripë

Përgatitja:

Hollojmë majanë me pak qumësht, pak sheqer dhe pak miell. E përziejmë mirë dhe e lemë të vijë në një vend të ngrohtë. Më pas rrahim 3 vezët e plota bashkë me një të bardhë. Shtojmë qumështin e vakët, kripën, majanë e ardhur dhe miellin. E punojmë mirë brumin dhe më pas e ndajmë në 6 toptha, të cilat i hapim si petë. I lyejmë me margarinë të shkrirë dhe i vendosim mbi njëra-tjetrën. Mbi petën e gjashtë hedhim djathin e thërrmuar. Petët e hapura i mbështjellim role dhe i presim në pjesë me trashësi 1,5-2 cm dhe i palosim në një tepsi të lyer me yndyrë dhe të larguara njëra nga tjetra në mënyrë që të piqen njësoj nga të gjtha anët. I lemë simitet të pushojnë për 45 minuta, I lyejmë më pas me një të verdhë veze dhe i vendosim të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 30 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?