Gatime nga zonja Albana, Sultjash i pjekur ne furre

11 Janar 2022, 11:41| Përditesimi: 11 Janar 2022, 11:42

  • Share

Sultjash i pjekur ne furre

Përbërësit:

½ gotë oriz

4 ½ gota qumësht

4 lgj sheqer

2 lgj niseshte misri

1 e verdhë veze + 3 lgj qumësht

Kanellë për servirje

Përgatitja:

Fillimisht vendosim orizin të ziejë në ujë të bollshëm. Pasi orizi fillon të krijojë bulëza ulim nxehtësinë e sobës dhe e lemë orizin të vazhdojë të ziejë ngadalë derisa të zbutet plotësisht. Me pas shtojmë tek orizi qumështin (1 gotë e heqim mënjëanë) dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa qumështi të marrë valë, duke patur kujdes që mos të na ngjisë orizi.

Në një enë tresim niseshtenë e misrit me 1 gotë qumësht dhe e shtojmë tek orizi duke e trazuar derisa masa të trashet. Gjatë këtij momenti kemi ngritur pak temperaturën e sobës. Pasi masa ka filluar të mpikset largojmë tenxheren nga zjarri dhe mbushim kupat e servirjes. E spërkasim sipërfaqen me një të verdhë vezë të rrahur me pak qumësht.

Mbushim një tavë deri në gjysëm me ujë dhe vendosim tasat me sultjash. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 20-25 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?