Receta

Gatime nga zonja Albana, Supa më e shpejtë me kungull të verdhë

18 Tetor 2021, 10:40
  • Share

Supa më e shpejtë me kungull të verdhë

Përbërësit:

1/2 kungull të verdhë në furrë

2 qepë

3 karrota

1 kokë hudhër

1 lgj vaj ulliri

Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë kungullin nga farat dhe e vendosim në një tavë me 1 gotë ujë në furrë të piqet.

Në një tavë tjetër vendosim qepët, karrotat dhe kokën e hudhrës të prerë përgjysmë dhe të vendosur në letër alumini. Kur i shohim që janë pjekur i pastrojmë nga lëkura dhe të gjitha perimet së bashku me kungullin i kalojmë në blender duke shtuar kripë dhe piper. 

Në fund vendosim farat e kungullit të piqen dhe i servirim mbi supën kremoze.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?