Receta

Gatime nga zonja Albana, Supa tradiconale me roshnica dhe mish pule

23 Nëntor 2021, 10:20| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 10:21

  • Share

Supa tradionale me roshnica dhe mish pule

Përbërësit

1 pulë ose zog fshati

4 lgj vaj ulliri

3-4 thelpinj hudhër

1 lgj gjalpë

Lëngu i 1 limoni

Kripë, piper i zi

Për përgatitjen e roshnicave:

6 lugë gjelle miell

2 të verdha vezësh

Kripë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim roshnicat. Hedhim në një tas gjashtë lugë miell dhe pak kripë.

Rrahim dy të verdha vezësh dhe i shtojmë tek mielli. E përziejmë miellin me vezët duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve derisa mielli të shndërrohet në kokrriza të vogla. Më pas, roshnicat e përgatitura i vendosim në një tavë që të pushojnë për 20 minuta.

Pulën pasi e pastrojmë e ndajmë në copa. Në një tenxhere vendosim vajin e ullirit dhe kaurdisim për pak minuta copat e pulës nga të dyja anët. Hedhim më pas, pak kripë dhe ujë derisa të mbulohen mirë të gjitha pjesët e pulës dhe i lemë të zjejnë për 20 minuta.

Sa mishi i pulës të ziejë skuqim roshnicat me një lugë gjalpë derisa të zverdhen.

I shtojmë në tenxheren ku keni pulën me lëngun e saj dhe i lemë në zjarr të ulët të ziejnë bashkë derisa supa të mpikset. Sapo lëngu të jetë mpiksur dhe trashur pak shtojmë hudhrat, lëngun e limonit, piperin e zi dhe e largojme nga zjarri. E lemë pak minuta të ajkoset dhe më pas e servirim të ngrohtë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?