Supe magjerica
Përbërësit:
250-300 gr të brendshme
50 gr gjalpë
3 lgj oriz
2-3 qepë të njoma
1 vezë
1/2 limon
kopër, kripë, piper i zi
Përgatitja:
Të brendshmet e mishit pasi i kemi shpëlarë mirë i përvëlojmë në ujë të vluar, më pas i kullojmë dhe i presim në kubikë të vegjël.
Në një tenxhere me gjalpë kaurdisim qepët e njoma (kryesisht pjesën e bardhë) derisa të ulin vëllimin, shtojmë më pas të brendshmet dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Më pas shtojmë pak nga lëngu i zierjes së të brendshmeve dhe orizin. E lemë supën të ziejë për rreth 15 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas e presim me vezë dhe limon. Në fund shtojmë kopër të grirë imët dhe piper të zi kokërr të bluar.