SUPE ME PERIME
Përbërësit:
1.5 litër lëng mishi
2-3 patate
3-4 karrota
1 kungulleshkë
1 degë selino
½ gotë bizele
1 dorë mashurka
1 filxhan kafeje yndyrë
1 qepë të thatë
2-3 domate ose 1 lugë salce
½ tufëz majdanoz
1 gjethe dafine
Kripë, piper
Patatet, karrotat, kungulleshkën, selinonë i presim në kubikë mesatare.
Përgatitja:
Në tenxhere me yndyrë kaurdisim fillimisht qepën dhe më pas shtojmë të gjitha perimet. Pasi të jenë kaurdisur mirë shtojmë domatet ose salcën e domates, e trazojmë për 2 minuta dhe më pas shtojmë lëngun e mishit ose ujë të vluar. Shtojmë në fund mashurkat dhe bizelet dhe e lemë supën të ziejë për rreth 15-20 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë, piper, dafinë dhe majdanoz të grirë hollë.
Në rast se bizelet dhe mashurkat nuk janë të njoma, i ziejmë më parë në ujë të vluar dhe më pas i shtojmë në supë.