Tasqebap tradicional me mish viçi ( receta e gjyshes)
Përbërësit:
500 gr mish viçi
1 qepë të thatë
1 gjethe dafine
4 thelpinj hudhër
2 lugë koncentrat domate
1-2 lugë vaj ulliri
1 lugë miell
1 litër ujë
1-2 lugë uthull
Kripë, piper
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët dhe sapo të bëhet transparente shtojmë mishin të prerë në copëza. Vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Më pas shtojmë pak miell, koncentratin e domates dhe ujë të ngrohtë.
Vendosim një gjethe dafine, e mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë mishin të ziejë në temperaturë mesatare. Në 5 minutat e fundit rregullojmë shijen me kripë, piper dhe uthull.