Receta

Gatime nga zonja Albana, Tavë dheu tradicionale

8 Tetor 2021, 11:19| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 11:21

  • Share

Tavë dheu tradicionale  me mëlçi ose mish

Përbërësit:

500 gr mëlçi

1 lgj miell

2 qepë të thata

1 spec i kuq

1 spec djegës

2 lugë koncentrat domate

4 thelpinj hudhër

300 gr gjizë me kripë

50 ml verë e kuqe ose uthull

3 lgj vaj ulliri

Kripë, piper i zi, rigon

Përgatitja:

Presim melçite në copëza të vogla dhe i kalojmë pak në miell.

Kaurdisim hudhrat dhe qepët e grira imët në vaj ulliri në zjarr të avashtë. Më pas shtojmë specin e prerë në kubikë dhe i trazojmë derisa të zbuten. Shtojmë mëlçitë dhe i lemë derisa të marrin një faqe. I shuajmë më pas me verë të kuqe ose uthull rrushi. Sapo të avullojë alkooli shtojmë koncentratin e domates. E lemë të marrë valë derisa përbërësit të lidhen. Në fund shtojmë gjizën dhe erëzat dhe pak ujë të ngrohtë.

Kemi graduar furrën në 200 gradë Celsius ku kemi vendosur enën e baltës që të nxehet. Masën e përgatitur e hedhim në tavën e nxehtë të dheut. E vendosim në furrë dhe e lemë për rreth 15 minuta.

Pasi tava e dheut të jetë gati e servirim me bukë të thekur. 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?