TAVË ME LULELAKËR DHE PERIME
Përbërësit
1.5 kg lulelakër
1.5 litra ujë
2 lgj qumësht
3 vezë
3 lgj miell
4 lgj vaj ulliri
4-5 kërpudha
2 speca të kuq
3-4 speca jeshil
1 karrotë
1 qepë
2 domate
1 lç kripë
1 lç mente
1 lç piper i zi
1 lç piper i kuq
150 gr djathë kaçkavall
Përgatitja
Fillimisht lajmë dhe ndajmë lulelakrën në bohçe. Në një tenxhere shtojmë ujë të ngrohtë, kripë dhe 2 lugë qumësht dhe e lemë lulelakrën të ziejë për 8-10 minuta. Më pas e kullojmë dhe e vendosim në një tas ku shtojmë miellin dhe vezët duke i shtypur me mikser dore derisa lulelakra të marrë formën e një pureje.
Presim kërpudhat, specat, qepën dhe domatet në kubikë të vegjël. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim të gjitha perimet, përveç domateve të cilat i shtojmë pak më vonë. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe mente.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe vendosim purenë e lulelakrës, të cilën e nivelojmë mirë. Mbi purenë vendosim perimet e kaurdisura. E spërkasim sipërfaqen me djathë kaçkavall të grirë në rende dhe e vendosim tavën në furrën e paragrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 20 minuta.