Tavë me makarona dhe perime
Përbërësit:
300 gr makarona elb
1 qepë
1 karrotë
1 spec i kuq
1 spec jeshil
2 thelpinj hudhër
1 kungull i njomë
1 tufëz majdanoz
1 fç salcë domate
1 spec i kuq djegës
Vaj ulliri
Kripë, piper
Kanellë
Përgatitja:
Kaurdisim fillimisht qepën dhe hudhrat të grira imët. Më pas shtojmë të gjitha perimet të prera në kubikë. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe më pas shtojmë salcën e domates. Vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo salca të fillojë të lidhet shtojmë makaronat elb dhe ujë në masë të përbërësve. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 10 minuta dhe në fund shtojmë bimët aromatike.
E kalojmë gatimin në një tavë dhe e vendosim në furrë sa të marrë një ngjyrë në sipërfaqe për rreth 15 minuta.