Gatime nga zonja Albana, Tavë me patëllxhanë

10 Janar 2022, 11:46| Përditesimi: 10 Janar 2022, 11:47

  • Share

Patëllxhanët e shijes

Përbërësit:

4 patëllxhanë

4 vezë

pak miell

vaj për skuqje

salcë specash me domate

djathë parmixhano

djathë kaçkavall

djathë mocarela

Përgatitja:

Presim patëllxhanët në rrathë. Rrahim vezët në një tas. Në një tas tjetër vendosim djathin parmixhano me pak miell. Kalojmë patëllxhanët në vezë dhe pastaj në miell me djathë dhe i skuqim në një tigan me vaj luledielli ose vaj misri derisa të marrin ngjyrë të artë.

I vendosim në një tavë dhe sipër shtrojmë një shtresë me salcë dhe djathë kaçkavall të grirë. Vendosim përsëri një shtresë patëllxhanë dhe një shtresë salcë dhe djathë mocarela. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15-20 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?