Receta

Gatime nga zonja Albana, Tavë peshku (Shkodrane)

30 Shtator 2021, 10:01| Përditesimi: 30 Shtator 2021, 10:12

  • Share

TAVË PESHKU (SHKODRANE)

Përbërësit:

500 gr peshk

50 gr miell

200 gr qepë

100 ml salcë domate

1 gjethe dafine

50 ml vaj ulliri

25 g uthull

4 thelpinj hudhër

1 tufë majdanoz

Kumbulla të thata

Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë peshkun dhe e ndajmë në racione. I kalojmë racionet në një pjatë me miell dhe bëjmë një skuqje të lehtë në sipërfaqe.

Ndërkohë përgatisim salcën duke filluar me kaurdisjen e qepëve të cilat i kemi prerë trashë, jo hollë. Shtojmë më pas thelpinjtë  e hudhrës (të pa prera), salcën e domates, gjethen e dafinës, kripën dhe piperin. Vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta sa salca të lidhet pak dhe më pas e kalojmë të gjithë gatimin në tavë ku vendosim racionet e peshkut dhe disa kumbulla të thata. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për rreth 30 minuta.

Në momentin që e servirim tavën e peshkut grijmë majdanoz të freskët.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?