TORTË ME ARRË KOKOSI
Përbërësit
Për kremin e kokosit:
250 ml qumësht
150 gr kokos
400 gr krem djathi
100 ml ajkë
100 gr sheqer pluhur
1 bustinë vanilje
10 gr pluhur xhelatine
Për bazën e tortës:
200 gr biskota
100 gr gjalpë
Përgatitja
Fillimisht vendosim xhelatinën të tretet me pak ujë.
Ndërkohë tek ena ku kemi vendosur qumështin shtojmë 100 gr arrë kokosi dhe e trazojmë mirë. Kremin e djathit e bashkojmë me ajkën e ëmbël, sheqerin pluhur, vaniljen dhe pjesën e mbetur të arrës së kokosit. Kësaj mase i shtojmë qumështin me kokos dhe xhelatinën e tretur.
Përgatisim bazën e ëmbëlsirës. Thërrmojmë biskotat dhe i përziejmë me gjalpë të zbutur derisa të formojmë bazën e tortës. Mbi bazën e biskotave vendosim kremin e kokosit dhe e lemë tortën të mpikset.